Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim emisarin special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, me të cilin ka diskutuar për procesin e Brukselit.
Shefja e shtetit ka kërkua nga diplomati evropian heqjen e sanksioneve ndaj Kosovës, të cilin i ka cilësuar si të padrejta.
“Presidentja Osmani ritheksoi nevojën e heqjes së masave të Bashkimit Evropian ndaj Kosovës, të cilat janë të padrejta dhe krijojnë mungesë ekuilibri në dialog. Në këtë drejtim, ajo përsëriti se Kosova ka ofruar organizimin e zgjedhjeve të reja në veri të vendit në përputhje me kornizën ligjore të Kosovës, duke miratuar edhe udhëzimin administrativ, ndërkaq theksoi pritjet e saj që kjo e drejtë e qytetarëve të realizohet pa vonesa e në përputhje me procedurat dhe legjislacionin në fuqi”, është thënë në njoftimin e Presidencës.
Në takim e para e shtetit ka folur edhe për draft-statutin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.
Lexo po ashtuMusliu ia kthen mbrapsht dhuratën Kurtit: E ka shndërruar rolin e kryeministrit në babadimërAjo ka shprehur shqetësimin e saj për disa dispozita të Asociacionit, te cilat, sipas saj, mund të jenë sfiduese gjatë zbatimit në praktikë.
“Sa i përket draftit të statutit të Asociacionit, Presidentja ritheksoi se institucioni i vetëm që mund ta interpretojë përfundimisht përputhshmërinë e këtij akti me Kushtetutën është Gjykata Kushtetuese e Kosovës, gjersa poa shtu i shprehu shqetësimet e saj lidhur me disa dispozita të këtij drafti, të cilat mund të jenë sfiduese gjatë zbatimit në praktikë”, është thënë në njoftimin e Presidencës./ Kosovapress
Top Channel