Muzikantët rusë anti-luftë arrestohen pas koncertit në Tailandë (fotot)

30/01/2024 17:54

Grupi veteran i muzikës rrok Bi-2 u ndaluan pas një koncerti në Puket për mungesë “leje pune”, në incidentin më të fundit me artistë anti-luftë në vend.

Anëtarët e grupit të njohur disident në Rusi që kritikojnë luftën në Ukrainë, janë arrestuar dhe përballen me deportim në Tailandë pas disa koncerteve në qytetin turistik Puket.

Zyrtarët e emigracionit thanë se Bi-2 po punonin pa lejen e përshtatshme prandaj janë transferuar në Bangkok, por dyshimet janë të forta se autoritetet e Moskës kanë urdhëruar ndalimin e aktivitetit të tyre anti-qeveritar.

Bi-2 janë grupi më i suksesshëm i muzikës ‘rock’ në gjuhën ruse dhe njihen për dënimin e sulmit të Moskës në Ukrainë. Kryevokalisti i tyre Igor Bortnik, është quajtur më parë nga autoritetet “agjent i huaj”, pas kritikave dhe satirës online ndaj Vladimir Putin.

Shumë muzikantë rusë anti-luftë janë larguar nga vendi që prej sulmit në Ukrainë dhe po bëjnë turne jashtë vendit.

Mediat e pavarura thonë se arrestimi i Bi-2 mund të shërbejë si një paralajmërim për të tjerë artistë që kritikojnë Moskën në performancat e tyre, megjthse Kremlini i quan veprimet e tyre “jopatriotike”.

Në lidhje me arrestimin e Bi-2 ministria ruse e jashtme tha se mund të akuzohen për terrorizëm prej mbështetjes publike për Ukrainën, shkruan rrjeti TheGuardian.

Arresti është incidenti më i fundit me artistë rusë në Tailandë teksa më parë në Phuket autoritetet anuluan shfaqjen e dy komedianëfve të njohur rusë që kritikojnë luftën.

Edhe artistët Maxim Galkin e Ruslan Beliy, janë shpallur agjentë të huaj nga Kremlini.

Burimet e mediave thonin se Bi-2 u ndaluan në Phuket me kërkesën e konsullit rus në ishull Vladimir Sosnov.

Avokati i Bi-2 tha sot se anëtarëve të grupit u ishte mohuar e drejta e largimit drejt Izraelit ose Australisë, sipas qytetarisë së dy prej anëtarëve të grupit.

FOTO GALERI
1/3
Zyrtarët e emigracionit thanë se Bi-2 po punonin pa lejen e përshtatshme prandaj janë transferuar në Bangkok

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA