Mbetën të vrarë në sulmin me dron në bazën e Jordanisë! Pentagoni zbardh identitetin e trupave amerikane

30/01/2024 10:19

Zbardhet identiteti i trupave amerikane që u vranë në një sulm me dron në një bazë amerikane në Jordani.

Pentagoni i identifikoi të vrarët në sulm si reshteri William Jerome Rivers, 46 vjeç, nga Carrollton, Georgia; si dhe ushtrarët Kennedy Ladon Sanders, 24 vjeç, nga Waycross, Georgia; dhe Breonna Alexsondria Moffett, 23 vjeç, nga Savannah, Georgia.

Tre ushtarët rezervë të ushtrisë amerikane u caktuan në Kompaninë 718 të Inxhinierëve, Batalionin e 926-të të Inxhinierëve, Brigadën e 926-të të Inxhinierëve në Fort Moore, Gjeorgji.

Zyrtarët thanë se nga më shumë se 40 të plagosur, shumica kishin prerje, mavijosje, lëndime traumatike në tru dhe plagë të ngjashme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA