“Këtë vit do të kemi qindra laboratorë smart nëpër shkolla”, Rama: Kemi nga BE instrumente financiare që mund t’i gëzonin vetëm vendet anëtare

30/01/2024 12:34

Kryeministri Edi Rama gjatë një conference për Programin Kombëtar të Zhvillimit Profesional të Mësuesve tha se Shqipëria ka pasur mbështetjen e Bashkimit Evropian me instrumente financiare që mund t’i gëzonin vetëm vendet anëtare.

“Është domethënëse aleanca që ne kemi me partnerët që sot janë të ftuar, Banka Botërore, për herë të parë banka, duke kuptuar këtë shqetësim të madh, nevojë të jashtëzakonshem dhe gati gati alarmante ka bërë një ndryshim strategjik të portofolit të saj, digjitalizimit dhe falë mbështetjes së bankës ne këtë vit do të kemi disa qindra laboratorë smart nëpër shkolla për të vijuar këtë poçes. Kemi BE-në ambasadori foli, Bashkimi Evropian duke e kuptuar këtë nevojë, shqetësim ka ndryshuar qasje dhe ka vendosur për një vend i cili nuk është vend anëtar por në proces negociatash instrumente financiarë kur deri dje mund t’i gëzonin vetëm vende të Bashkimit Evropian. Do të fokusohemi tek arsimi edhe pse s’është si sektorët e tjerë që ta japin shpejt atë që ti investon, duke parë që qeveria po bën ekstra sforco për të adresuar nevojën që njerëzit të kenë paga dinjitoze dhe të mos ketë asnjë diskutim, pagat kur i shikon në pamje të parë nuk duket diferencë shumë e madhe, por kur shkon më thellë”, tha Rama.

“Duhet të vrapojmë pa u lodhur dhe për këtë vrapi juaj është më i rëndësishëm, do të bëjmë gjithçka mundemi që ju të vraponi më shpejt dhe të mos lodheni duke vrapuar, por të ndjeheni mirë, të vlerësuar të rëndësishëm ashtu siç është mësuesi që nga dita e parë  e historisë njerëzore, sidomos sot, kur në duart tuaja është fati i të gjithë fëmijëve tanë ose e kundëërta merreni si të doni”, tha Rama.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA