Hamasi bën bilancin: 114 palestinezë të vrarë në 24 orët e fundit

30/01/2024 12:46

Ministria e Shëndetësisë e drejtuar nga Hamasi thotë se të paktën 26,751 palestinezë janë vrarë dhe 65,636 të tjerë janë lënduar në sulmet izraelite në Gaza që nga 7 tetori.

Shifrat e raportuara nga ministria nuk bëjnë dallim mes luftëtarëve dhe civilëve.

Ministria thotë se 114 palestinezë janë vrarë në 24 orët e fundit dhe pak më pak se 150 janë plagosur.

Izraeli kundërshton të gjitha shifrat e ministrisë, duke pretenduar se Hamasi po i fryn ato për të krijuar iluzionin e një krize humanitare.

Hamasi e mohon këtë dhe e akuzon Izraelin se synon qëllimisht civilët.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA