Rastet me fruth po përhapen në Shqipëri e kjo për shkak të mosvaksinimit.
Kanë qenë të shumtë prindërit apo familjarët e fëmijëve që kanë anuluar vaksinimin e tyre. Por pas rasteve të zbuluara ditët e fundit, frika nga fruthi, ka bërë që nënat të nxitojnë të bëjnë vaksinën e MMR tek fëmijët.
Shihet një fluks të pacientëve të vegjël që kërkojnë të vaksinohen nëpër konsultore. Mos vaksinimi ndaj fruthit i rriskon fëmijët edhe nga rubeola, po kështu janë të rriskuar gratë shtatzëna nëse preken nga fruthi.
Aktualisht fruth është konfirmuar në Tiranë dhe Durrës, por kryeqyteti rriskon më shumë pasi është rritur numri i të pavksinuarve.
Ekspertët e shëndetit kanë bërë thirrje për të vaksinuar fëmijët pasi, sëmundja shumë ngjitëse dhe deri vdekjeprurëse ka alarmuar edhe vende të tjera në Europë.
Top Channel