“Flet nëpër korridore si mi”/ Rike: Pse Ilnisa flet për mua pas shpine? Meritoni: Raporti ynë është njësoj, përqafohemi…

30/01/2024 18:42

Rike dhe Meritoni diskutuan këtë pasdite për raportin mes tyre, por edhe Ilnisën.

Rikja i tregoi konkurrentit se Ilnisa nuk flet kurrë përballë me të. “Nëse ka diçka me mua, të vijë ta thotë përballë”, u shpreh ajo. Por, sipas Meritonit, kjo mund të jetë shenjë treguese e respektit nga ana e Ilnisës.

Dy banorët përmendën dhe komentet e konkurrentëve të tjerë se “Meritoni ka ndryshuar sjellje ndaj Rikes, për shkak të Ilnisës”. Por, konkurrenti e mohoi një fakt të tillë.

Rike: Kishte thënë ajo shoqja jote që çdo gjë që kam unë, do ta ketë edhe ajo. Pse nuk vjen të ma thotë në surrat, por flet lart e poshtë? Këtë gjë nuk kuptoj. Secilës nga gocat ua thotë gjërat përballë, me mua nuk ka guxim, pse?

Meritoni: Unë i kam thënë, raportin me ty dua ta ruaj shumë të mirë dhe të rregullt. Më ka respektuar që të mos ketë me ty ndonjë konflikt. Por, kujt ia ka thënë atë

Rike: E shoh unë që vijnë të tjerët m’i thonë gjërat, ajo kurrë nuk m’i thotë përballë. Flet nëpër korridore. Nuk e kuptoj, nëse ka diçka me mua, të vijë ta thotë përballë. E di sa e respektoj një guxim të tillë, i heq kapelën. Por jo të flasë nëpër korridore si mi

Meritoni: Shhhh

Rike: Nuk është e drejtë, se unë e shoh që Eglës ia thotë në sy, tjetrës në sy…

Meritoni: Për respekt që ndoshta ka ndaj meje dhe nuk ka

Rike: Atëherë, më mirë në heshtje se sa të flasë lart e poshtë! Është shumë e ulët o shpirt. Hajde ma thuaj përballë dhe e flasim

Meritoni: Po kush ta tha ty që ndryshoi raporti

Rike: Të gjithë thonë që ka ndryshuar raporti i Meritonit. Nga ana ime jo njëherë

Meritoni: Po nga ana ime, çfarë ka ndryshuar? Njësoj është, të përqafoj, bëjmë shaka

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA