Dyshohet se konsumoi drogë në zyrë bashkë me stafin/ Shkarkohet nënkryetarja e komunës serbe në Leposaviq

30/01/2024 13:44

Pasi Prokuroria Themelore në Mitrovicë dha dritën jeshile për hetimin e nënkryetares serbe të Komunës së Leposaviqit, ajo është shkarkuar nga kryetari, pasi dyshohet për konsumim të lëndëve narkotike,

Shkarkimi nga detyra e nënkryetares sipas nenit 1 të këtij vendimi, bëhet për shkak të shkeljeve të rënda të punës dhe mosrespektimit të pozitës së saj si nënkryetare dhe mos përmbushjes së detyrave të punës”, thuhet në vendim e nënshkruar nga kryetari Lulzim Hetemi.

Shkarkimi i saj erdhi, pas publikimit në media të pamjeve ku ajo shihet duhet konsumuar substanca narkotike. Dyshohet se veprën penale, nënkryetarja serbe e Leposaviqit, e kreu në ambientet e zyrave të objektit komunal, bashkë me një pjesë të stafit të saj.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë njofton opinionin se përkitazi me publikimin e video incizimit të portalit Nacionale, publikuar me datë 29 janar 2024, me qëllim të ndriçimit të gjitha fakteve dhe rrethanave, ka autorizuar Policinë e Kosovës – Drejtorinë për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë (DHTN) në Prishtinë, që të ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore lidhur me hetimin e këtij rasti, që ka të bëjë me persona të përfshirë që shihen në videot e publikuara, përfshirë identifikimin e të gjithë personave, pastaj mbledhjen e provave – video incizimeve të portalit Nacionale, dhe provave tjera relevante që janë të nevojshme për hetimin dhe ndriçimin e këtij rasti, në drejtim të veprës penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” nga neni 267 lidhur me nenin 275 paragrafi 1 pika 1.2 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”- thuhet në njoftim.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA