Debat për bllokimin e tualeteve/ Romeo: Grupi ynë s’bëri lojë të pistë si ju! Lediona: Ti për të fituar të hedh edhe nga dritarja

30/01/2024 23:23

Bllokimi i tualeteve gjatë lojës së zinxhirit shkaktoi përplasje mes grupeve.

Kulmi i debatit ishte kur Ervini kërkoi të falej, por nuk kryente dot ritualin e abdesit, për shkak se banjot ishin të zëna nga grupi tjetër.

Gjatë spektaklit të sotëm, Lediona kritikoi Romeon se bën gjithçka për lojë, ndërsa moderatori tha se grupi i tij bëri lojë të pastër, ndryshe nga të tjerët.

Romeo: Ne kishim qetësi në grup, mirëkuptim, dashuri, ndryshe nga grupet e tjera. Luajtëm pastër. Kur ishin në gjumë, i ushqyem. Kur u zgjuam në mëngjes, gjetëm banjën të bllokuar.

Lediona: Ishte lojë, por ti e kë këtë a të fitoj unë, edhe sikur të hedh të tjerët nga dritarja

Dea: Më vjen për të qeshur kur Romeo thotë loja juaj ishte e pistë. Kur ai vuri në dyshim ritualin e një besimtari

Romeo: Je shumë gabim. Ti je vajzë vetë dhe nuk duhet t’i lije vajzat të hiqnin siklete. Ju nuk mbështesni njëra-tjetrën.

Diskutimi vijoi mbi faktin se deri ku mund të shkohet për lojën? Ervini tha se ishte e domosdoshme të shkonte në banjë për të kryer abdesin, por nuk u lejua.

Ervini: Kur marrim abdes, duhet në banjo. Në vaskë mund të lanim duart, por jo hundët.

Bardhi: Ne si grup nuk e kishim në mend të ndalonim. Brenda lojës, ka pasur lojë të pistë edhe nga ne, edhe nga grupet e tjera. Lojë e pistë ishte fillimisht të bllokonim tualetet, por edhe ofendimet që na bëheshin tërë kohës, por ishte brenda lojës dhe nuk reaguam. Por, pas avdesit, unë e mora personale. Mua Ervini më ftoi të falesha…

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA