Çiftet e reja që martohen, shtëpi falas! Nisma e re në një komunë të Kosovës

30/01/2024 18:32

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Laitifi u ka premtuar banesa çifteve të reja në këtë komunë.

Në mbledhjen e Kuvendit Komunal, ai tha se nga 1 janari i këtij viti, çdo lindje në Repartin e Maternitetit të QKMF-së “Dr. Fahredin Hoti” do të mbështetet me 500 euro nga Komuna e Rahovecit.

“Ne po synojmë që lindjet normale mos të na ikin diku tjetër. Unë po besoj që 500 euro nuk është një lloj standard i ri, kemi filluar me 200 euro dhe këtë vit është 500. Po ashtu çdo çift i ri që martohet ka me pasur nga një banesë. Veç ende s’kanë filluar ndërtimet, se çifteve të reja që do të martohen në komunë të Rahovecit unë do të ju dhuroj banesa”, theksoi Latifi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA