Streha sekrete e Vladimir Putin! Bunkeri që mund të ketë ndërtuar në pyllin panoramik pranë kufirit me NATO-n (fotot)

30/01/2024 16:45

Një video e re duket se tregon strehën sekrete të Vladimir Putin në rast lufte, të ndërtuar mes një pylli të lartë vetëm 25 km larg kufirit të NATO-s.

Rrjeti Daily Mail thotë se sipas raportimeve lideri 71 vjeçar ka përvetësuar vendin piktoresk me liqen dhe ujëvarë në parkun kombëtar më sipërfaqe thuajse sa Monaco – për të ndërtuar strehën e tij private.

Fqinji më i afërt i tij rreth 3 km larg raportohet se është ish-pronari i skuadrës së Chelsea, Roman Abramovich.

Folësi në pamje pretendon se Putin ndan strehën e tij pranë ujëvarës 4m të lartë Marjalahti, me të dashurën ish-gjimnaste, Alina Kabaeva.

Rrjeti ‘Dossier Centre’ thotë se ndërtesat moderne prej druri janë të fshehura nga pamja e qytetarëve të zakonshëm.

Por pamjet e analizuara nga MailOnline nuk mund të verifikoheshin dhe tashmë besohet se ndërtesat janë shtuar me anë të inteligjencës artificiale ose efekteve të tjera vizuale.

Kompleksi supozohet të gjendet në parkun kombëtar Ladoga në Karelia – pranë kufirit rus me Finlandën.

Në video thuhet se ka disa ndërtesa që mund të jenë pjesë e pronave të fshehta të Putin që fshihen nga zyrtarët e tjerë ose publiku.

Gazetari i rrjetit denoncues ‘Dossier’,  Ilya Rozhdestvenskiy tha: “Prapa plevicës mund të shihet një pjesë e ngritur , nuk duhet saktësisht se çfarë është por nga imazhet satelitore mësohet se është ndërtuar vetëm dy vitet e fundit.”

Pranë tij ka një dhomë banje, një vaskë troftash dhe një fermë.

“Këtu presidenti mund të shijojë natyrën në qetësi totale. Ai mund të vijë me helikopter ose me barkë”, shton narratori.

Rozhdestvenskiy shton se më tej gjendet hoteli dhe sauna në pronësi të Abramovich, çka është konfirmuar dhe nga regjistri i pronave në Rusi.

Një tjetër imjant i afërt zotërohet nga Yuri Kovalchuk, financier dhe mik i Putin që ka krijuar një rrjet kompanish me prona zbavitjeje për zyrtarët e lartë, shkruan rrjeti britanik Daily Mail .

FOTO GALERI
1/5
Rrjeti ‘Dossier Centre’ thotë se ndërtesat moderne prej druri janë të fshehura nga pamja e qytetarëve të zakonshëm.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA