Bardhi në Kongresin Amerikan, takohet me dy kongresmenë të tjerë: SHBA dëshiron ta shohë Shqipërinë vend anëtar në BE

30/01/2024 21:16

Deputeti Gazment Bardhi i pranishëm në Kongresin Amerikan, përveç kongresmenit Pete Session, është takuar edhe me kongresmenët Tracey Mann dhe Keith Self. 

Bardhi ka postuar në rrjetet e tij sociale foto me dy kongresmenët, ndërsa shpreh gjithashtu kënaqësi që i ka takuar dhe ka diskutuar sfidat e Shqipërisë dhe Ballkanit. Sipas tij, vendi ynë ka detyrim të jetë një vend me standarte dhe demokraci funksionale.

“Në Kongresin Amerikan kisha kënaqësinë të takoja gjithashtu Kongresmenët Tracey Mann dhe Keith Self, me të cilët diskutuam për sfidat që ka Shqipëria dhe Rajoni. Si aleat dhe partner në NATO, Shqipëria ka detyrimin të jetë një vend me standarde dhe demokraci funksionale”, shkruan Bardhi në Facebook.

Deputeti thekson se “mbështetja e SHBA-së në këtë drejtim ka qenë dhe vijon të jetë gjithmonë e mirëpritur, si partneri ynë strategjik dhe që dëshiron ta shoh Shqipërinë vend anëtar në BE.”

Top Channel