Gjatë këtyre ditëve, Egla dhe Ilnisa patën përplasje të forta me njëra-tjetrën në shtëpinë e “Big Brother VIP”.

Debatet nisën për punët e shtëpisë dhe gatimet, por përfunduan në akuza dhe ofendime. “Ajo s’ka pirë ilaçe, nuk merrem me të”, u shpreh Ilnisa më pas.

Në një diskutim këtë mbrëmje gjatë spektaklit live, Egla tregoi se u ndje e fyer nga nënvlerësimi i talentit të Ilnisës. Por, vetë Ilnisa u kundërpërgjigj, duke thënë se “kurrë nuk do të ofendojë dikë nga talenti”, duke shtuar se edhe vetë ka studiuar në Akademinë e Arteve.

Egla:  Kam idenë që në këtë shtëpi është abuzuar shumë me gjendjet e mia, që për Julin dhe Ilnisën qenka të pakuptueshme dhe i quajnë sëmundje mendore dhe thonë s’ka pirë ilaçe. Do ju lutesha t’i mbanit për veten tuaj. Ilnisa e ka nisur kur unë kam thënë që nuk kam respekt për lojën e saj. Me Ilnisën kam ndjerë një tension, që Ilnisa e shprehu kur u shpall e preferuar. Pastaj më shikonte dhe paska thënë shumë gjëra pas krahëve. Plasi kur ishim të lidhur në tri grupe, m’u duk sikur Ilnisa fryu Merin ndaj meje, me një gjest… më tha ta ndreq Juli dhe pastaj më tha i kam sytë se di si., iu ktheva mirë, por mendoj që një njeri që ul një tjetër për t’u ndjerë vetë më lart, është më ulët se tjetri. Ilnisa më tha jam e patalentuar, duke ulur karrierën time 30-vjeçare.

Ilnisa: Jo, asnjëherë, vij vetë nga një shkollë arti dhe nuk do ta thosha këtë

Egla: Sot patëm një diskutim dhe thamë që do ta bëjmë këtë lojë në vazhdim burrash, jo lacash. Unë s’kam asgjë me Ilnisën, nuk e kisha takuar asnjëherë jashtë. Për mua, Ilnisa ka një lloj dëshire për të vendosur veten, për të zënë një territor që nuk i përket

Ilnisa: E ke gabim

Egla: Do të marrë territor nga njerëzit

Unë vij vetë nga Akademia e Arteve, kurrë nuk do ta thosha me zë

Arbër Hajdari: Kjo është një taktikë, që kur nuk u ecën loja, e mbyllin para Prime-t. Atëherë po ikim ne, s’po flasim fare

Në diskutim u përfshi edhe Meri, që u shpreh se u ndje e nënvlerësuar nga Egla, “kur po fotografonte debatin me Gazin”. Megjithatë, ajo u shpreh se mund të ishte edhe provokim nga Ilnisa, por nuk ia merr për keq.

“Unë isha duke debatuar me Gazin, kur Ilnisa më tha shih ajo tjetra si po të bën fotografi. Po tallet. Kjo më preku, sepse kur je në një moment të vështirë… m’u duk si nënvlerësim i momentit nga Egla. S’kishte pse ta bënte kur kishim një komunikim të qetë. Mund të jetë edhe provokim i Ilnisës, megjithatë Ilnisa nuk do ma bënte për keq. E mora si tallje nga Egla”, tha astrologia.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA