Verifikim për të pavaksinuarit! Eksperti: 18 raste të verifikuara me fruth, 16 prej tyre i përkasin një komuniteti fetar

29/01/2024 19:36

Alarmi i përhapjes së fruthit dhe rënia e vaksinimit me vaksinën e MMR, ka bërë që të kalojnë në sitë dhe të identifikohen të gjithë fëmijët pavaksinuara në vendin tonë.

Ka qenë ky urdhri më i fundit, i lëshuar nga Ministria e Shëndetësisë, me qëllim frenimin e përhapjes së sëmundjes, për të cilën deri më tani është konfirmuar në Tiranë dhe Durrës.

“Ekipet e në terren janë dujke verifikuar vaksinimin dhe ka filluar edhe vaksinimi i fëmijëve, kjo si pasojë edhe e ndërgjegjësimit të prindërve”, thotë eksperti i ISHP, Artan Simaku.

Aktualisht janë vetëm 18 raste të konfirmuar, ku fruthi është përhapur nga kontakti me njëri tjetrin, për shkak të lidhjeve familjare që kanë pasur.

“Janë testuar 29 raste të dyshuar me fruth, nga të cilët 15 raste kanë rezultuar pozitive. 16 nga këto raste i përkasin një komuniteti fetar që kanë lidhje ndërmjet tyre dhe 14 prej rasteve janë të vaksinuara”, thotë Simaku.

Frika nga infektimi me fruth i fëmijëve që frekuentojnë çerdhe e kopshte, ka bërë që shumë prindër të rendin t’i vaksinojnë për të mbrojtur fëmijët e tyre. Pasi Fruthi tek fëmijët e pavaksinuar shkakton dëme serioze në tru deri dhe vdekje. Më herët autoritete shëndetësore i kanë kërkuar Ministrisë së Arsimit të marrë masa ndaj drejtuesve të shkollave, të cilët kanë regjistruar fëmijë, pa dokumentin që vërteton se kanë kryer vaksinat e kalendarit të detyrueshëm.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA