Policia bastis shtëpinë e djalit të ish-presidentit të Brazilit si pjesë e hetimit të spiunazhit (fotot)

29/01/2024 16:23

Tre automjete policie hynë sot në rrugën e banesës bregdetare të Carlos Bolsonaro, këshilltar bashkiak në Rio.

Policia braziliane tha se ka kryer kontroll në shtëpinë e birit më me influencë të ish-presidentit Jair Bolsonaro në lidhje me një hetim në zgjerim për një rrjet mbikëqyrjeje e korrupsioni që operonte gjatë viteve të presidencës së tij.

Zyrtarët thanë se po ekzekutonin një mandat kontrolli në vilën e pushimeve Vivenda da Barra që frekuentohet nga Jair Bolsonaro dhe tre djemtë e tij, përfshi dhe 41-vjeçari Carlos. Mediat thanë se pas mbërritjes së policisë, katër burra u larguan prej saj me barkë, drejt qytezës rezort Angra dos Reis, sipas rrjetit vendas GloboNews.

Mediat shtonin se bastisja ishte urdhëruar prej dyshimeve se Carlos, një nga këshilltarët më të afërt të të atit, ka marrë ilegalisht informacione të inteligjencës, nga ish-kreu i saj në kohën e Bosonaro, Alexandre Ramagem.

Ramagem, i cili drjetonte agjencinë gjatë mandatit të Bolsonaro në vitet 2019-22, gjithashtu ka pasur vizita kontrolli nga policia në fundjavë si pjesë e hetimeve për spiunazh.

Një prej akuzave me të cilat ai përballet është përfshirje në “organizatë kriminale” që përdorte programe izraelite për gjurmimin e rivalëve të Bolsonaro.

Policia thotë se dyshon se informacione janë dhënë nga një agjenci paralele inteligjence në përfitim të klanit të Bolsonaro. Ramagem ka mohuar shkeljet duke i quajtur tentativë e prishjes së karrierës së tij politike dhe të së djathtës që mbështet fuqimisht Bolsonan

Vetë Bolsonaro ende nuk ka komentuar, por javës që shkoi quajti aksionin kundër Ramagem “persekutim i pandalur”.

Carlos, këshilltar në Rio dhe i njohur në rrjetet sociale, është një mbështetës i ashpër i të atit dhe sulues i rivaleve te tij. Ai udhëtoi drejt inaugurimit të tij në 2019 me Rolls-Royce, bashkë me gruan e Bolsonaro, Michelle Bolsonaro.

Në zyrat e Carlos policia raportohet se sekuestroi dokumente e kompjuterë. Disa kontrolle të ngjashme u ushtruan në Brasília, dhe qytetin fqinjë Formosa, shkruan rrjeti TheGuardian.

Policia federale tha se po hetonte mbi një agjenci private inteligjence të instaluar brenda inteligjencës brazilian ‘Abin’ për monitorimin e personave dhe autoriteteve.

FOTO GALERI
1/3
Zyrtarët thanë se po ekzekutonin një mandat kontrolli në vilën e pushimeve Vivenda da Barra që frekuentohet nga Jair Bolsonaro dhe tre djemtë e tij

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA