Ndërkombëtarët kërkojnë shtyrjen e vendimit për dinarin, Hovenier: Mund të kenë pasoja

29/01/2024 20:01

Bashkësia ndërkombëtare vazhdon të kërkojë shtyrjen e vendimit të Bankës Qendrore të Kosovës për largimin e valutës së Serbisë, dinarit nga qarkullimi në vend edhe pse Kushtetuta e Republikës së Kosovës e përcakton vetëm një valutë monetare.

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier vizitoi BQK-në sot për të treguar edhe një herë se vendet e QUINT-it e shohin këtë vendim si të pa menduar mirë.

“E pranojmë dhe presim që Kushtetuta të zbatohet në plotëni, por në këtë çështje mendojmë që këto rregullore mund të kenë pasoja e nuk janë menduar mirë. Kërkojmë nga BQK dhe institucione të pezullojnë rregulloren dhe të sigurohen që janë kryer përgatitjet që personat e afektuar nuk ndikohen negativisht.”

Sipas Hovenier, çështja e largimit të dinarit nga qarkullimi në Kosovë duhet të diskutohet në Bruksel mes palëve, për shkak të implikimit që ka tek qytetarët.

“Siç thotë edhe deklarata e QUINT-it, disa çështje prekin disa prej çështjeve bazike në agjendë, disa prej tyre janë pagesat dhe funksionimi i sistemit të shëndetësisë dhe atij arsimor, ku sipas planit të Ahtisaarit, Beogradi ka të drejtë për këtë.”

Institucionet në Kosovë nuk kanë dhënë ende përgjigje nëse do ta shqyrtojnë kërkesën e vendeve të QUINT-it.

Por, Bashkimi Evropian do të ndërmjetësojë negocimin e palëve për çështjen e dinarit.

Rregullorja po ashtu ka ndikim të drejtpërdrejtë në jetën e përditshme të shumicës së madhe të serbëve të Kosovës, të cilët marrin pagesa dhe asistencë financiare nga Serbia në dinarë serbë. Duke pas parasysh pasojat potenciale të kësaj rregullore në procesin e normalizimit mes Kosovës dhe Serbisë ne presim që aspekti i cili lidhet me komunitetin serb në Kosovë të adresohet në dialogun e lehtësuar nga BE-ja”- u shpreh Peter Stano.

Ndërkohë, sipas rregullores së BQK-së, nga data 1 shkurt e vitit 2024 në Kosovë do të duhet të qarkullojë vetëm euro, përkundër që në komunat me shumicë serbe vazhdohet që pagesat të kryhen me valutën serbe, dinarin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA