Një 30-vjeçar shqiptar është arrestuar në Belgjikë, pasi ishte shpallur në kërkim.

Gjykata e Shkodrës në vitin 2023, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit luftarak” dhe “Prishja e qetësisë publike”.

Në muajin korrik të vitit 2023, pas një konflikti me shtetasin A. Gj., e ka kanosur atë në ambientet e një restoranti, me armë zjarri kallashnikov.

“Falë bashkëpunimit me Interpol Brukselin, është kapur në Belgjikë, shtetasi Mark Preka, 30 vjeç, lindur në Shkodër. Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, në vitin 2023, i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit luftarak” dhe “Prishja e qetësisë publike”. Shtetasi M. P., në muajin korrik të vitit 2023, pas një konflikti me shtetasin A. Gj., e ka kanosur atë, në ambientet e një restoranti, me armë zjarri kallashnikov”, sipas policisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA