Albi dhe Ilnisa kanë folur me nënkuptime me njëri tjetrin për Meritonin, i cili më pas u bashkua diskutimeve.

Ky diskutim ka ardhur si pasojë e ngacmimeve që Meritoni ka marrë nga banoret e tjera të Big Brother VIP.

Biseda e zhvilluar mes Albit dhe Ilnisës në prani të Meritonit:

Albi: Edhe ky djalë do vëmendjen e vet.

Ilnisa: Çfarë të bëj, unë gjithë jetën jam ndarë në copash për njerëzit.

Albi: Kur copat bashkohen bukur, krijohet mozaik.

Ilnisa: Por mozaiku duhet ruajtur. A janë të vëmendshëm në shtëpi për të ruajtur një mozaik, sepse e shkelin sipër.  

Albi: Ju e dini vetë si rriten kecat në Theth.

Ilnisa: (I drejtohet Meritonit) Po mua më mban dot kur bën pesha? Apo Vesën apo Rozën?

Albi: Kam vënë edhe unë re diçka, jo tek ty por tek të tjerat.

Ilnisa: Në një kuptim apo në tjetrën, këta prapë kalojnë tek unë përmes tij.

Albi: Patjetër. Lëre atë të bëjë lojën e saj (i drejtohet Meritonit). E ti bëj tënden. Kështu do ta bëni lojën shumë të bukur.

Ilnisa: Ti shiko hapat që hedh, shiko ku shkel ( i drejtohet Meritonit).

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA