E rëndë në Vlorë! 50-vjeçari tenton të abuzojë seksualisht me një 33-vjeçare
29/01/2024 16:39
Një 33-vjeçare ka kallëzuar në policinë e Vlorës se një 50-vjeçar ka tentuar abuzojë seksualisht me të.
Policia e Vlorës njofton se ndaj 50-vjeçarit I.A., ka nisur hetimi në gjendje të lirë.
“Po nga këta specialistë u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin I. A., 50 vjeç, banues në Vlorë, pasi ka bërë kallëzim një shtetase 33 vjeçe, se 50-vjeçari ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me dhunë me të”-njofton policia.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Top Channel