Prishja e lojës nga banorët e Big Brother VIP ka shkaktuar debat të ashpër, kryesisht me Romeon dhe Julin.

Romeo është i acaruar se grupi i tij prishi lojën, duke u shkëputur pasi ishin lidhur me njëri-tjetrin.

Sipas tij kjo ka ndodhur sepse Juli ka urdhëruar grupin e tij për të bllokuar tualetin dhe për të mos i mundësuar atyre marrjen e abdesit për t’u falur më pas.

Juli nga ana tjetër së bashku me anëtarët e tjerë të grupit, e konsiderojnë këtë veprim të Romeos si justifikim.

Një pjesë e debatit të ndodhur mes banorëve të Big Brother VIP: 

Juli: E përdore për Zotin.

Romeo: Ku e përdora?

Juli: I the këtij pa sedër, pa karkater.

Romeo: I kisha të gjitha për ty plako, se ti ishe lideri i atij grupi.

Juli: Për çfarë e ke me mua. Unë të lash të hysh.

Romeo: Nuk luhet pisët atje.

Juli: Unë të lashtë hysh. E përdore fenë për këtë punë. E përdore abdesin për këtë punë. Pikë muhabeti

Romeo: Je lideri grupit që more vendimin për të bllokuar banjon.

Juli: Unë e kam marrë në grup vendimin.

Bardhi: Mua më thirri Vini për t’u falur, unë i thash jo se po ruajmë tualetin.

Romeo: Po se të tha ai ta bllokosh. Ta dha ai detyrën (Juli).

Bardhi: Ishte vendim në grup. Unë nuk desha të falem për të mos humbur asnjë lojën. Ti erdhe brenda duke thënë jeni burra pa karakter dhe sedër.

Gabriele: Ti e përdore këtë, prandaj nuk na erdhi mirë. Sepse abdes mund të merret edhe tek vaska.

Ervini: Je gabim vllai (i drejtohet Gabrieles). Mos u fut në këto gjëra. A kishit lider Julin, u mora vesh , a u ky muhabet.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA