Meri dhe Gazi, dy banorët e Big Brother VIP janë përfshirë në një debat të ashpër me njëri tjetrin, me tone kërcënuese.

Të ulur në sallonin e shtëpisë, Meri është revoltuar pasi i kanë përmendur moshën.

Meri: Guxove edhe njëherë të ofendosh në moralin e njerëzve do të bëj copash në kuptimin e mirë të fjalës. Do shkrumboj ikonë dhe figurën tënde në çdo cep. Kaq mbaje mend

Gazi: As nuk e diskutoj

Meri: E kam atë forcë. Do të shkrumboj fare

Gazi: Ça do bësh?

Meri: E di unë se çfarë do të bëj

Gazi: Do bësh magji

Meri: E do bëj magji, magjinë e surratit tat, ke inat ti?

Ndërkohë banorët e tjerë i kanë kërkuar Merit që të qetësohet, pasi Gazi po e bën qëllimisht që ajo të nxhehet dhe të dalë nga loja e imunitetit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA