Mes frikës për destabilizim të ri në rajon, në sfondin e rrezikut të një përplasjeje NATO-Rusi, BE-ja tenton t`i japë një shtysë të re dialogut Prishtinë-Beograd.

Blloku europian konfirmoi se i dërguari i Posaçëm i tij do të jetë sot për vizitë në Beograd, dhe më pas ndalon në Prishtinë. Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano sqaroi se ky takim është pjesë e kontaktit dhe ndërveprimit të tij të vazhdueshëm me partnerët për t’i ndihmuar të ecin përpara në dialog.

“Mund të konfirmoj se Lajçak dotë takohet me presidentin serb Vuçiç sot në kryeqytetin serb dhe nesër do të jetë në Prishtinë për takime me homologët e Kosovës. Kjo është pjesë e kontaktit dhe ndërveprimit të tij të vazhdueshëm me partnerët për t’i ndihmuar ata të ecin përpara në procesin e Dialogut të ndërmjetësuar nga BE”, tha Stano në një përgjigje dhënë mediave vendase.

Takimet vijnë pikërisht para se të hyjë në fuqi rregullorja e re e BQK-së, e cila parashikon përjashtimin e dinarit serb si valutë e përdorshme për transaksione në vend. Një ditë më parë, vendet e QUINT-it kërkuan që të pezullohet zbatimi i këtij vendimi. Që pas 14 shtatorit nuk ka pasur më takime të nivelit më të lartë politik në kuadër të Dialogut. Në nëntor, Lajçak kërkoi edhe një herë që Kosova dhe Serbia të fillojnë zbatimin e marrëveshjeve të arritura, përkatësisht Prishtina të avancojë me krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe dhe Beogradi të përmbushë paralelisht detyrimet e tij.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA