Asnjë “shteg për dyshime”/ Regjistrohet Putin, zyrtarisht kandidat për presidencialet ruse

29/01/2024 14:26

Në moshën 71-vjeçare, Vladimir Putin nuk ka asnjë plan për të dorëzuar pushtetin.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Rusi e regjistroi presidentin aktual, si kandidat për zgjedhjet e reja presidenciale çka nënkupton se shefi i Kremlinit do të garojë tashmë për mandatin e pestë presidencial.

Ndryshimet kushtetutës të kritikuara ashpër nga ekspertët, e lejojnë atë të bëhet president edhe për dy mandate. Për herë të pare, presidencën ruse Putini e mori në vitin 2000. Këtë radhë, në zgjedhje e caktuara të mbahen në 17 mars ai garon si kandidat i pavarur. Që të regjistrohej si i tillë duhet të mblidhte të paktën 300.000 firma nga shtetas në pjesë të ndryshme të vendit.

Nga nënshkrimet e dorëzuara, 0.15 për qind e tyre u shpallën të pavlefshme nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Një sërë shkeljesh u evidentuan gjatë procesit të mbledhjes së firmave për Putinin, sidomos në Shën Peterburg ku nënshkrimet u mblodhën nga anëtarë të komisionit të zonës, çka përbën shkelje të ligjit.

Në total, janë 11 kandidatë që marrin pjesë në betejën për presidencën ruse dhe firmat duhen grumbulluar më së shumti deri në 31 janar. Pakkush ka dyshime për rezultatin e këtyre zgjedhjeve, megjithatë duket se liderit rus i pëlqen të ruajë fasadën e demokracisë, sikur edhe sa për sy e faqe, thonë ekspertët.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA