Një ndër marrëdhëniet më të komentuara të Big Brother VIP 3 është ajo e Sarës dhe Bardhit.

Dyshja duket se po krijojnë një lidhje romantike së bashku, ndërsa disa nga banorët kryesisht vajzat, “e kryqëzuan” Sarën, pasi sipas tyre ajo nuk është e vërtetë në ndienjat e saj ndaj këngëtarit.

Por jo vetëm banorët brenda, por edhe publiku jashtë e kanë komentuar, duke aluduar se Sara mund të ketë lënë një marrëdhënie pezull jashtë.

Para se të futej në Big Brother, ajo ka postuar një foto në Instagram, duke i mbajtur dorën një djali brenda një makine.

Këto dyshime janë komentuar edhe nga opinionisti Ronaldo Sharka, në “Fun Club”, i cili u shpreh se shpreson që Sara të jetë e vërtetë dhe mos e përdorë Bardhin.

“E kam parë këtë lajmin dhe kam lexuar komentet që thonin ‘la boksierin për rreperin’. Unë kaq pashë dhe kaq lexova, uroj të jetë “fair” me veten e vet, uroj mos ta shohë Bardhin vetëm si K, si K Instagrami, pra mos shohë se sa follower-sa dhe se sa miliona ka Bardhi”, tha Sara.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA