Ilnisa dhe Meritoni kanë kaluar disa momente speciale pas natës së spektaklit mbrëmjen e djeshme.
Sikurse bëjnë çdo natë, edhe sot çifti janë shtrirë në krahët e njëri-tjetrit, duke bërë pyetje personale për t’u njohur më mirë, ndërsa nuk kanë munguar edhe bisedat në referencë të lojës së banorëve të tjerë në shtëpi Rozës dhe çiftit tjetër Sara-Bardhi.
Në një moment Ilnisa i ka kërkuar Meritonit puthje, teksa e pyet në mënyrë të drejtpërdrejtë; “A ma do?”. Në kundërpërgjigje, banori e ka thirrur shpirt dhe i ka kërkuar sqarim pse dyshon në dashurinë e tij, pyetje të cilën Ilnisa e ka nënvlerësuar duke thënë se është budallallëk, pasi ajo nuk ndikohet nga fjalët e të tjerëve.
Ilnisa: Do të flemë gjumë tani? Ma premton? Më puth. Më do?
Meritoni: Ë?
Ilnisa: A më do?
Meritoni: Të kam shpirt.
Ilnisa: Edhe unë.
Meritoni: Po ti pse e dyshon?
Ilnisa: Po unë pyes gjithmonë a më do. Llastohem.
Meritoni: Pse dyshon?
Ilnisa: Nuk dyshoj. Do të vijë një moment që do të më njohësh pa merak.
Meritoni: Ndikojnë fjalët, ndikojnë shumë por nejse.
Ilnisa: Ahuuuu… Je shumë i bezdisur kur flet budallallëqe.
Meritoni: Të vërtetën?!
Ilnisa: Nuk është e vërtetë që ndikon.
Meritoni: Mirë që e folëm, nëse nuk do ta flisnim tani do të të kapte mëllefi.
Ilnisa: Jooo, ti mua nuk më njeh fare. Fare.
Top Channel