Më pak studentë në Gjirokastër! Në degën Bibliotekë-Librari vetëm një student

28/01/2024 13:30

Lisiani është studenti i vetëm që ndjek rregullisht leksionet në degën Bibliotekë- Librar në universitetin e Gjirokastrës.

Ai ndihet i pamotivuar në të përditshmen e jetës universitare dhe pranon se të qenit studenti i vetëm në leksione e seminare e bën më pak social i mungojnë shkëmbimet e për pasojë edhe interesi për të studiuar. Ai nuk ka dijeni mbi projektin e mbështetjes për programet prioritare të studimit dhe as ka aplikuar për një të tillë. Lisieni si shumica e të rinjve në Jug nuk e sheh të ardhmen në Gjirokastër e ndoshta as në Shqipëri.

“Po jam i vetmi student dhe nuk e di nëse është prioritare dega ku studioj unë se duke qenë i vetmi student nuk kam shumë informacion për këtë. Universiteti është drejt zhdukjes fatkeqësisht sepse çdo ditë po largohen shumë të rinj nga qyteti. Të ardhmen unë nuk mund ta shoh këtu, ose në Tiranë ose jashtë shtetit.”

Universiteti i Gjirokastrës u çel këtë vit me një numër prej 372 studentësh të regjistruar pas raundit të dytë të regjistrimeve duke plotësuar më pak se gjysmën e 800 kuotave të çelura. Megjithëse nuk ka degë të mbyllura rishtas por disa degë të çelura  në bashkëpunim me disa universitete italiane siç janë programet bachelor me universitetet e Molisës dhe Salentos numri i regjistrimeve është minimal dhe vetëm

5 studentë kanë përfituar prej bursës së posaçme 40000 lekë akorduar për programet prioritare.

Pranë universitetit tonë janë akorduar vetëm pesë bursa të tilla nga 25 aplikime që janë bërë për këtë të drejtë studimi por numri i studentëve të regjistruar në këto degë prioritare është relativisht i lartë, rreth 100 studentë. Në kushtet kur numri i bursave të akredituara nga qeveria është shumë i ulët me vendim të senatit akademik u vendos që çdo degë prioritare do të përfitojë nga një bursë dhe atë do ta përfitojë studenti që ka mesataren më të lartë“-shprehet Prof.Dr. Jaho Canaj, zv rektor.

Edhe këtë vit degët më të penalizuara vijojnë të mbeten ato të mësuesisë për shkak të pragut të notës mesatare mbi 7,5. Në tërësi shifrat flasin për një rënie drastike të interesit për të studiuar në universitet. Krahasuar me 10 vite më parë kur “Eqrem Çabej” priti 3850 studentë këtë vit numri total i tyre është vetëm 1550.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA