Mungesën e punëtorëve në bujqësi tashmë po e vuajnë edhe fermerët që kanë investuar në sipërfaqe të mëdha me sera.

Gëzim Hysa është kthyer nga emigrimi dhe ka blerë sipërfaqe të mëdha tokash në fshatin Bujqës në Elbasan. Ai ka investuar në sera, por tashmë po përballet me mungesën e punëtorëve.

Tregu me gjithë luhatjet e tij duket i mirë dhe mbështetja nga Ministria e Bujqësisë po ashtu. Por problem gjithashtu për fermerët që investojnë në sera përbën TVSH e plastmasit i cili ka kohën e tij të konsumit.

Në zonën Bujqës-Jagodinë në Elbasan, shumica e fermerëve kanë investuar në sera dhe prodhimi cilësor shkon i gjithi për eksport.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA