U plagos gjatë një koncerti të 50 Cent, gruaja ngre padi kundër këngëtarit: Më goditi me mikrofon, më lëndoi rëndë

27/01/2024 09:23

Një fanse ka ngritur padi kundër 50 Cent, e cila pretendon se reperi hodhi mikrofonin e tij gjatë një koncerti, duke e plagosur në fytyrë.

Brianna Monegen pretendon në dokumentet e reja gjyqësore të siguruara nga Page Six se më 30 gusht 2023, reperi kuptoi se mikrofoni i tij nuk po punonte siç duhet gjatë performancës në koncert, u inatos dhe e hodhi atë drejt turmës. Padashur plagosi një grua e cila në dokumentet e gjykatës thotë se ka pësuar “lëndime të rënda dhe të përhershme”.

Pas incidentit, gruaja u dërgua në një spital të Los Anxhelosit, ku u trajtua për një tronditje, një çarje në ballë dhe dhimbje të forta në kyçin e dorës së majtë. Monegen po i kërkon reperit para për shpenzimet në të kaluarën dhe të ardhmen, pasi ajo nuk ishte në gjendje për të punuar, mbulimin e shpenzimeve spitalore dhe mjekësore, tarifat e avokatit dhe shpenzimet e tjera të padisë.

Deri më tani reperi apo avokati i tij nuk kanë dhënë asnjë deklaratë për këtë çështje.

 

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA