Qindra njerëz dhe të afërm të 43 viktimave marshuan sot në rrugët e Mexico City për të kërkuar drejtësi për zhdukjen tragjike të vitit 2014 të studentëve të shkollës në Ayotzinapa, teksa po udhëtonin me autobus në shtetin jugor Guerrero.
Ngjarja e rëndë ende e pashpjeguar është kujtuar shpesh në marshime e demonstrata me akuza për krim shtetëror, pasi të zhdukurit po udhëtonin drejt një proteste në kryeqytet.
Vitin që shkoi një komision hetimi tha se ushtria e vendit kishte përgjegjsëi drejtpërdrejt, ose prej neglizhencës.
Ndërsa këtë muaj tetë ushtarakë që ishin ndaluar me akuza përfshirjeje në krim, u liruan nga drejtësia meksikane.
Komisioni hetues tha se ushtria meksikane kishte dijeni për pengmarrjen e 43 studentëve të Ayotzinapa në 2014, ngjarja që vijon të shokojë vendin dhe sot.
Sipas raportimeve të komisionit ushtarak, monitorimi i anëtarëve të grupit që kreu krimin ka treguar që kishin lidhje me aktorë shtetërorë, por ngjarja mbetet sërish e veshur nga misteri e dhimbja e te afermve.
Studentët e shkollës rurale të Ayotzinapa u zhdukën në 26 shtator 2014 në qytetin Iguala, ku kishin ardhur për të marrë autobusë drejt protestës ne Mexico City.
Aty raportimet thonë se ishin ndjekur e sulmuar nga vrasës të kartelit Guerreros Unidos, sipas raportimeve në bashkëpunim ose pa u shqetësuar nga me policia e ushtria vendase .
Top Channel