Vetëm një ditë pasi presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan vulosi me firmën e tij Ok-in e Ankarasë për anëtarësimin e Suedisë në NATO, qeveria amerikane i dha dritën jeshile shitjes së shumëdëshiruar nga Turqia të 40 avionëve të rinj luftarake F16 për 23 miliardë dollarë.
Vendimi i vonuar shumë gjatë nga SHBA-së erdhi duket jo rastësisht pasi Ankaraja ratifikoi pranimin e Suedisë në aleancën veri-atlantike.
Marrëveshja përfshin komplete modernizimi edhe per 79 F-16 ekzistues turq. Në të njëjtën kohë, Departamenti Amerikan i Shtetit njoftoi Kongresin se ka aprovuar gjithashtu shitjen e 40 avionëve luftarakë F-35 Greqisë me një kosto 8.6 miliardë dollarë.
Në vetvete, pjesëmarrja në programin F-35 shënon një fuqizim të ndjeshëm të kapaciteteve mbrojtëse të Greqisë si dhe një përmirësim të pozicionit të saj diplomatik në rajonin e Mesdheut juglindor. Turqia ratifikoi pranimin e Suedisë në NATO pas më shumë se një viti vonesë që shkaktoi tension në aleancë.
Ajo vetë nga ana tjetër, kërkesën për F16-tat e kishte bërë që në vitin 2021, por vonesa në ratifikimin e kërkesës u kthye në një pengesë të madhe edhe për Ankaranë, që vazhdonte të shprehjen e shqetësuar nga mbështetja e Stokholmit për separatistët kurdë. Tani Hungaria mbetet i vetmi anëtar i NATO-s që ende nuk ka ratifikuar pranimin e Suedisë, megjithëse kohët e fundit edhe ajo ka dhënë shenja se mund të lëshojë pe.
Top Channel