Presidenti Begaj përkujton Holokaustin: Historitë e hebrenjve të na shërbejnë që të kundërshtojmë urrejtjen dhe diskriminimin

27/01/2024 11:14

Presidenti Bajram Begaj përkujton Ditën Ndërkombëtare të Holokaustit, ditë që e sheh si reflektim për miliona hebrenjtë që u zhdukën nga nazistët.

Duke shprehur krenari për shqiptarët që mbrojtën hebrenjtë që u strehuan në vendin tonë, Begaj përcolli mesazhin për të kundërshtuar diskrimiminim dhe padrejtësinë ndaj njerëzimit.

“Në Ditën e Përkujtimit të Holokaustit, ne reflektojmë mbi miliona njerëz që u persekutuan dhe u zhdukën në një prej periudhave më të errëta të njerëzimit. 

Krenar për vlerat e popullit shqiptar, i cili kurrë nuk bëri kompromis as edhe me jetën e tij në mbrojtjen e kauzës së humanizmit.

Le të na shërbejnë historitë e tyre që të kundërshtojmë me vendosmëri urrejtjen, diskriminimin dhe çdo padrejtësi tjetër në dëm të njerëzimit”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA