11 zyrtarë të kadastrës së Lezhës u pezulluan nga detyra me vendim të Gjykatës së Lezhës, pasi nuk zbatuan një vendim gjykate për një pronë në zonën e “Ranës së Hedhun” në Shëngjin.
Albana Gjinaj, Marinela Tuci, Orstela Bardhaj, Sebastjano Gjetja, Besjon Ivanaj, Ornela Marku, Eglantin Lleshaj, Dorina Sulaj, Xhentil Gjegji, Vitore Lleshi, Diljana Prenga, janë vënë nën hetim nga Prokuroria e Lezhës.
Gazetarja Brixhilda Deda raporton se bëhet fjalë për tjetërsimin e 234 mijë e 548 metër katrorë tokë shtetërore ranishte, për të cilën është dënuar me burg dhe ish-kryebashkiaku i Lezhës Fran Frrokaj dhe ish-zyrtarë të tjerë.
Ne lidhje me këtë çështje, sipas prokurorisë, gjykata ka vendosur dhe asgjësimin e praktikave për pronën, por kadastra nuk e ka zbatuar vendimin e Gjykatës së Lezhës.
Top Channel