“Nuk do të të harroj kurrë”/ Rrëfimi prekës i Rozës për qenushen e saj
27/01/2024 23:22
Roza kaloi një moment të trishtë këtë javë, pasi festoi ditëlindjen e qenushes së saj, Sasha, e cila nuk jeton më.
Momente prekëse ka kaluar banorja, teksa ka rrëfyer vështirësitë që ka përjetuar me qenushen e saj. Pas klipit, Roza tha:
“Njeriu ka logjikën, ka egon. Kafsha e ka logjikën, e përfiton nga njeriu, kurse ego jo. Nuk jam zhgënjyer kurrë nga kafshët. E kam mbushur familjen me kafshët që të krijoj një familje të madhe”.
Gjithsesi, pas një momenti të trishtë vjen një surprizë e bukur nga Vëllai i Madh.
Roza u takua me qenushen e saj të re, Gaya, me të cilën kaloi disa minuta vërtet emocionuese:
“Kujtoja se do kishte harruar. Ka ndenjur me mua pak. E paska marrë malli për mua. Nuk më ka harruar”.
Top Channel