Kërcimtarja 25 vjeçare vdes nga alergjia pasi konsumoi biskota me etiketë të gabuar në New York

27/01/2024 21:47

Një kërcimtare profesioniste në New York City ka humbur jetën tragjikisht nga alergjia e kikirikëve pasi konsumoi biskota me një etiketë të gabuar.

25 vjeçarja Órla Baxendale, pësoi një krizë anafilaktike ndaj biskotave ‘Vanilla Florentine’ të blera në një dyqan të famshëm në New York, teksa shitësit dhe frunizuesit po fajësojnë njëri-tjetrin.

“Vdekja e Órla erdhi nga një incident tragjik i konsumit të biskotave të prodhuara nga Cookies United, të shitura nga dyqani Stew Leonard, që përmbanin kikirika të padeklaruara,” tha avokati Marijo Adimey.

“Kjo ka sjellë tërheqjen e këtij produkti nga dyqanet Leonard”, shtoi ai duke thënë se hetimet mbi vdekjen tregonin për neglizhencë të madhe në prodhim e etiketim të përbërësve.

Baxendale, e lindur në Britani kishte konsumuar biskotat në një takim shoqëror në Connecticut, ku kishte pësuar krizën fatale, sipas rrjetit  News 12.

E reja e lindur në Manchester ishte vendosur në New York City duke studiuar me bursë në shkollën e kërcimi Ailey School prej vitit 2018, dhe kishte marre pjese ne disa shfaqje ne teatrot e qytetit.

Njerëzit me alergji ose ndjeshmëri të theksuar ndaj kikirikëve ose vezëve rrezikojnë gjendje kërcënuese për jetën nëse konsumojnë këto produkte.

“Kjo është një tragjedi tronditëse që nuk duhet të kishte ndodhur”, tha zyrtari i agjencisë së ushqimit Bryan T. Cafferelli, duke shtuar se do të hetonin këtë që ngjarje të ngjashme të mos ndodhin në të ardhmen.

FOTO GALERI
1/5
Një kërcimtare profesioniste në New York City ka humbur jetën tragjikisht nga alergjia e kikirikëve

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA