Një anije çisternë është përfshirë nga flakët në Gjirin e Adenit, pas goditjes me një raketë nga rebelet Huthi.
Prania amerikane dhe britanike në zonë duket se nuk po e zbraps hovin e kryengritësve jemenitë të mbështetur nga Irani. Shënjestra e tyre ka qenë anija Marlin Luanda, operatori i së cilës, Trafigura i tha BBC-së se sulmi shkaktoi një zjarr të fuqishëm në një rezervuarët e saj, që ka qenë e vështirë të vihej nën kontroll.
Ushtria amerikane tha se Houthit e goditën cisternën me një raketë balistike; dëmet janë materiale e nuk ka raporte për të lënduar. Ky është sulmi më i fundit ndaj anijeve tregtare nga Huthit në rajonin e Detit të Kuq. Rebelet thonë se sulmet e tyre janë një formë mbështetjeje për palestinezët në Gaza, ku Izraeli po lufton Hamasin.
Më herët, ata sulmuan edhe një luftanije amerikane, e cila ishte duke patrulluar në Gjirin e Adenit, duke e detyruar të kundërpërgjigjet. Sulmi ndaj anijes amerikane, USS Carney, shënon përshkallëzimin e konfrontimit më të madh në det ku është përfshirë edhe marina amerikane në Lindjen e Mesme prej dekadash të tëra. Kjo gjithashtu është hera e parë që Huthit sulmojnë drejtpërdrejt një luftanije amerikane që prej fillimit të fushatës së tyre të sulmeve në muajin tetor.
Top Channel