Ish-kryeministri Sali Berisha ka dalë sërish në tarracën e pallatit, ku banon dhe vuan heqjen e lirisë, për ajrosje.
Berisha është në arrest shtëpie prej 30 dhjetorit 2023. Ai tentoi të fitonte lirinë, duke kërkuar zbutje të masës nga Gjykata e Posaçme e Apelit. Por, kjo e fundit, në seancën e dy ditëve më parë, la në fuqi vendimin e Gjykatës së Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
Avokati Genc Gjokutaj e cilësoi vendimin politik. “Qëllimi i vetëm është që Berisha të izolohet”, tha ai, ndërsa njoftoi hapin e radhës, për të dorëzuar rekurs në Gjykatën e Lartë.
Po këtë javë, ish-kryeministri u paraqit herë të parë në Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion, ku iu përgjigj prokurorëve mbi dosjen Partizani.
Top Channel