Fausto Leali këndon në Vlorë, artisti italian: Do vij sërish në Shqipëri për pushime

27/01/2024 12:29

Një tjetër emër i madh i muzikës Italiane në Vlorë, Fausto Leali në skenën e teatrit Petro Marko për rreth 90 minuta ka sjellë këngët më të mira të repertorit të tij, ndërsa të pranishëm qindra artdashës vlonjatë.

Fausto Leali fitues i dhjetëra çmimeve dhe në festivalet e Sanremo vjen në Vlorë pas disa artistëve  dhe këngëtarëve italianë në periudha të ndryshme.

Këngët e repertorit të tij janë shoqëruar edhe nga të pranishmit në sallë për të cilët ishte padyshim një tjetër eveniment i jashtëzakonshëm në Vlorë. Vetë artisti i madh ka mbetur i surprizuar duke pranuar se do të rikthehet sërish në Vlorë.

“Është hera e parë që vij në Vlorë. Një qytet shumë i bukur, i mrekullueshëm. Ndoshta do të kërkoj një  apartament këtu. Publiku sot ka qenë fantastik. Kam mbetur i mrekulluar. Nëse do të rikthehem? Natyrisht që  bashkë me gruan time. Nuk e di nëse do të vij thjesht për pushime apo të marr një apartament të vogël këtu në Vlorë.  Koncerti sot ishte diçka fantastike. Dua t’i falenderoj të gjithë që bënë të mundur këtë organizim dhe këtë koncert në Vlorë. Faleminderit”, tha Fausto Leali.

Ashtu si edhe më parë me artistë të tjerë koncerti i Fausto Lealit është iniciuar nga biznesi i qytetit, konsullata e Italisë në Vlorë dhe bashkia.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA