Ekzekutoi Liridona Ademajn! Dëshmia e Granit Plavës: Më tha se 30 mijë eurot do m’i jepte pas vrasjes, atë ditë më thirri dhe…

27/01/2024 16:02

Granit Plava ka treguar në polici se Naim Murseli e ka porositur për t’i vrarë e bashkëshorten, Liridona Ademajn.

Në dëshminë e dhënë para hetuesve më 1 dhjetor 2023, Plava ka deklaruar se Murseli i ofroi 30 mijë euro për vrasjen e Ademajt.

Biseda mes tyre ka ndodhur rreth një javë para se të kryhej vrasja në një pikë karburanti në Gremnik të Klinës. Në tavolinë me ta ndodhej edhe Kushtrim Kokalla, i dyshuari tjetër për përfshirje në vrasjen e 30-vjeçares.

Në dëshminë e bërë publike në mediat e Kosovës, Plava është shprehur se paratë do t’i merrte pasi të ndodhte vrasja.

“Gjatë bisedës në prezencë të të treve, Naimi më ka thënë se do t’i marrësh 30.000 euro pasi ta vrasim këtë grua. Në këtë ditë është përmend edhe kallashi për ta ekzekutuar këtë grua, por nuk kam pranuar. Pak para se të largohem m’i ka dhënë dhe 400 euro, dhe Kushtrimit ia ka dhënë një shumë tjetër dhe jemi marrë vesh që të kryhet kjo punë. Naimi na ka thënë se ‘unë kam me shku në Shqipni dhe të kryhet kjo punë sa unë jam atje’”.

Plava ka dëshmuar se Murseli e ka telefonuar në ditën e vrasjes së Ademajt dhe i ka kërkuar “që të kryhet kjo punë”.

“Në ditën e vrasjes më ka thirrur në Whatsapp dhe më ka thënë se sot duhet të kryhet kjo punë, duke më thënë se ti e di se ‘kam parë unë, nëse ndodh diçka unë do të të nxjerr’. Më ka marrë me veturën e tij Range Rover rreth orës 12:00 ku kemi bërë xhiro tek Liqeni i Radoniqit. Aty është prishë goma e veturës dhe kemi shkuar në fshatin Novosellë e Epërme ku aty pronari i një vullkanizeri pasi e kemi rregulluar gomën, Naimi ka thënë se e mora këtë armë nga pronari i këtij vullkanizeri”, ka dëshmuar Plava.

Plavapo ashtu ka pohuar se në momentin e vrasjes së Liridona Ademajt, në makinë ka qenë edhe Naim Murseli.

“Unë nuk i kam vërejt fëmijët, ndërsa Naimi ka qenë në veturë në momentin e vrasjes”, ka thënë ai.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA