Roza Lati ka debatuar ashpër Gabriele Mezinin sa i përket natyrës ngacmuese të moderatores, e cila në raste të caktuara, përmes pyetjeve pikante, i nxjerr njerëzit nga vetja.

Shkak i “përplasjes” mes dyshes ka qenë një koment i Gabrielit se “Roza bën lëmsh njerëzit”.

Momente më vonë moderatorja ka shkuar dhe i ka kërkuar shpjegim se pse e kishte konsideruar si njeri pa botë, dhe në kundërpërgjigje Gabriele i ka sqaruar se është gabim pasi: “Ti bësh lëmsh njerëzit dhe të kesh botë janë komplet dy gjëra të ndryshme.”

Pjesë nga debati:

Roza: Ti gënjen. Ti e shtrove duke thënë që nuk të njoh nga jashtë dhe se të kam parë diku nga ekrani.

Gabriele: Po lëri këto tani mo…

Roza: A kemi qenë ne jashtë, kemi qenë në të njëjtën tavolinë?

Gabriele: Ka qenë për shaka. Ke botë? Ku e ke botën këtu ti?

Roza: Unë kam bërë rrëmujë. A kam bërë rrëmujë dhe zhurmë në një tavolinë që kemi qenë bashkë jashtë?

Gabriele: Prit një moment. O Romeo, hajde njëherë vëlla sepse kjo ndryshon pyetjen.

Roza: Jo lal jo, s’ke nevojë për ndihmë. Mos merr ndihmë, je me mua.

Gabriele: Po ik moj, unë po të them… Të thash që…

Roza: Pse thua që nuk të njoh?

Gabriele: Ore të thash nga ekrani… Ca bote po thua moj. Të ngacmosh njerëzit nuk është botë. Kam thënë që i bën lëmsh njerëzit.

Roza: Ke qenë aty dhe ke thënë që ‘në një tavolinë që kemi qenë bashkë, ti ke bërë lëmsh njerëzit’.

Gabriele: Kam thënë që bën lëmsh njerëzit. Por ç’lidhje ka lëmshi me botën? Ik o Roza ik.

Roza: Çfarë ndryshimi ka kjo?

Gabriele: Ti bësh lëmsh njerëzit dhe të kesh botë janë komplet dy gjëra të ndryshme. Je gabim, je gabim.

Roza: Zemra ime, a e shikon se loja është që sikurse jam në tavolinë me njerëzit që jam, jam edhe këtu duke bërë lëmsh njerëzit.

Gabriele: Rri pra, rri tani më lërë rehat.

Roza: Po pra, me këtë të ecurën kështu bëj dalje.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA