
Deputeti Damian Gjiknuri tha se propozimi për ndryshimin e sistemit zgjedhor është një çështje politike sipas interesave e që kanë palët.
Gjiknuri: Çështja e sistemit është një gjë politike çdo parti propozon, nuk ka rekomandime, është shumë i mirë, mendoj që u është përgjigjur kushteve me të cilat administron ky vend në këtë kohë interesave të publikut, rekomandim nuk ka, është një çështje politike sipas interesave e që kanë palët.
Gjiknuri në një konferencë për mediat bëri thirrje opozitës që të mos pengojë zhvillimin e Komisionit të Reformës Zgjedhore.
Gjiknuri: Vullneti i maxhorancës është nga të gjitha palët, të gjitha flukset e opozitës të vijojnë me propozime konkrete, të diskutohen me ekspertët e ODIHR për probleme konkrete, i bëj thirrje që ju lutem mos e pengoni zhvillimin e këtij komisioni, i duhet opozitës që ato shqetësime të adresohen në kohë, PS mazhoranca mund të jetë e qetë në këtë Kod Zgjedhor, mund të ketë. Ti kemi të gjitha problemet që rrjedhin në raportin e ODIHR. Komisioni është një komision shumëpartizan gjithpërfshirës dhe i intereson produkti.
Gjiknuri: Unë di që opozita ndonjëherë i vënë gishtin fenomenit të karakterit shit-blerja e votës apo çështje të tjera penale, këto nuk janë zgjidhje që i zgjidh Kodi Zgjedhor, këto janë rregulla për administrimin e zgjedhjeve, mos mendoni se Komisioni i Reformës Zgjedhore është çelësi që zgjidh çdo gjë, ama sa i përket rekomandimeve që kanë të bëjnë me përmirësimin e listave të zgjedhësve, me çështje që kanë të bëjnë me votën e Diasporës. Do t’i përfshijmë të gjithë organizmat e specializuar dhe që kanë dije për këtë proces.
Top Channel