Një 47-vjeçare ndërron jetë në pularinë ku punonte, dyshohet se …
26/01/2024 14:22
Një 47-vjeçare është gjetur pa shenja jete, ndërsa ishte në vendin e punës në fshatin Vllazërim në Shijak.
Dyshohet se gruaja ka humbur jetën për shkaqe natyrale.
“Më datë 26.01.2024, në fshatin Vllazërim, në ambientet e biznesit (pulari) ku punonte, është gjetur pa shenja jete dhe pa shenja dhune, shtetasja R. D., 47 vjeçe. Paraprakisht, dyshohet se 47-vjeçarja e ka humbur jetën prej shkaqeve natyrale”, sipas policisë.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Top Channel