
24/02 13:25
Komisioni i reformës Zgjedhore është përfshirë sërish nga kaosi këtë të premte.
Deputetët e opozitës kanë ndezur zhurmuesin.
Opozita ka përsëritur skenarin edhe këtë të premte, duke bllokuar mbledhjen e Komisionit të Reformës Zgjedhore.
Deputetët e opozitës janë ulur në vendet e deputetëve të maxhorancës në komision.
Damian Gjiknuri kërkoi që karriget të liroheshin dhe në pamundësi u ka thënë “kalofshi një ditë të mbarë”.
Gjiknuri: A do opozita reformë zgjedhore? Do apo jo? Lironi vendin.
Vokshi: Nuk na e caktoni ju bashkëkryetarin ne.
Pas kësaj situate, socialistët janë larguar nga salla.
Top Channel