Pas një diskutimi me Heidin, e cila e këshilloi te ketë kujdes me Meritonin, Ilnisa u përball me këtë të fundit.

Bazuar edhe në mendimet e banorëve të tjerë, përfshirë Rozën, konkurrentja i tha moderatorit se e shqetëson mënyra si banorët flasin për të.

Ilnisa: Mendon që ti je një njeri që…

Meritoni: …që po luaj me ty?

Ilnisa: Po. Dhe më tha a ke besim tek ai? Kam shumë besim tek ai

Meritoni: E sheh si ndikon te ty?

Ilnisa: Jo, prit një minutë. Më shqetëson opinioni i këtyre njerëzve për ty. Roza tani vjen më thotë: unë s’do shumë mend për të kuptuar Meritonin, i thashë çfarë po thua, nuk më intereson fare raporti juaj. I thashë unë ti a e njeh atë djalë. Më tha që ka një fletore për të gjithë.

Meritoni: Hajde shkojmë e pyesim bashkë

Ilnisa: Jo, në asnjë mënyrë

Meritoni: Hajde pra, e pyesim

Ilnisa: Po jo pra tani. S’ta thashë për këtë punë, se nuk do t’ia prishësh darkën tani

Meritoni: Po kur t’ju mbledh bashkë unë juve?

Ilnisa: Po pse, kush je ti të më mbledhësh mua. Po të jetë kështu, unë ty nuk të tregoj asgjë

Meritoni: Po pse dyshon pra?

Ilnisa: Më vjen inat për mënyrën si interpretojnë sjelljen tënde në shtëpi. Ajo e kishte për ty në përgjithësi

Bën mirë t’i sqarosh gjërat me Rozën, iu drejtua Ilnisa Meritonit.

Mos më lodh kokën, rritu! Si të shoh unë, jam e bindur që të shohin të gjithë banorët dhe këto gjëra bën mirë t’i sqarosh me atë. Se nuk më erdhi mirë kur tha nuk do shumë mend për të kuptuar lojën e atij”, i tha ajo.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA