“Kush ka panik nga hetimet e SPAK, Zoti ia shtoftë”, Basha: Do qëndrojmë fort nëse kanë plan të kontrollojnë drejtësinë

26/01/2024 17:22

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka paralajmëruar se forca politike që ai drejton do të qëndrojë e fortë përball kujtdo që përpiqet të kontrollojë institucionet e drejtësisë.

Përmes një deklarate për shtyp nga selia e PD-së, Basha tha se duhet bërë gjithçka për të forcuar demokracinë dhe shtetin ligjor, dhe se kush ka panik nga hetimet e SPAK, Zoti ia shtoftë panikun.

“Duhet bërë gjithçka për të forcuar demokracinë dhe shtetin ligjor. SPAK e vetmja hallkë që funksionon sulmohet nga qeveria. Qeveria ka refuzuar të hedhë poshtë informacionin për përpjekjen për të kontrolluar SPAK-un.

Nëse qeveria nën ankthin e asaj që ka nisur, vënia para drejtësisë përgjegjësit për korrupsion, kanë nisur përpjekjen për kontroll ndaj institucioneve të drejtësisë, do të ndeshen në kundërshtimin e fortë të PD. PD ka mbështetje pa kushte ndaj SPAK. Kush ka panik nga hetimet e SPAK, Zoti ia shtoftë panikun.

Teatri me regji të Edi Ramës pamundësi mbledhjen fizike të Komisionit të Reformës Zgjedhore. Thirrja ime është të lihen alibitë e të mundësohet funksionimi normal i këtij komisioni“- tha Basha.

I ndalur te Reforma Zgjedhore, Basha ka kërkuar që krahas ndryshimeve për Kodin Zgjedhor të krijohen kushtet për t’i hapur rrugë votimit dhe numërimit elektronik si dhe votës së diasporës.

Duhet barazi vote. Kush merr më shumë vota të bëhet deputet. Votim e numërim elektronik dhe vota e diasporës. Debati këtë javë ka qenë ik Enkelejd, hajde Oerd. Kjo është në interes të atyre që nuk e duan këtë. Nuk mendohet për interesin publik. Nuk duhet të humbasim kohë me qurravitje për interesa të vogla. Të enjten u është bërë dëm qindra e mijëra familjeve shqiptare me votimin e 11 ligjeve përmes rrëmujës”- tha Basha.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA