Komisioni i Reformës Zgjedhore mbahet online, Rithemelimi i bojkoton. Gjiknuri: Konsultë të gjerë me palët! Alibeaj: Duhet të gëzojë legjitimitet publik

26/01/2024 12:19

Mbledhja e komisionit të Reformës Zgjedhore po mbahet online, ndërsa deputetët e Rithemelimit e kanë bojkotuar.

Gjiknuri: Konsultë të gjerë me palët.

Alibeaj: Ka një interes për ecjen para të komisionit të reformës zgjedhore, për këtë arsye së bashku me kolegët e mi të PD në kom e ref marrin pjesë edhe në zhvillimin e kësaj mbledhje të komisionit, sot jemi prezentë së bashkë me mua, edhe zoti Collaku si anëtar i përhershëm. Që reforma të gezojë legjitimitet të plotë të përfaqësuara janë të gjitha partitë. Kjo reformë do duhet të gëzojë legjitimitet publik. Kalendar pune i cikli mban parasysh edhe segmentin kohor të vazhdimit të komisionit, ka të ndara, me lejen tuaj jeni njohur që ky kalendar daton nga dtaa20 janar se ishte lënë mbledhaja 1 javë më parë. 25 mars e ndarë në këto kategori. Seanca dëgjimore me parti dhe OJF.

Gjiknuri: Nuk e kam për debat, vend e pavend t’i vihet faji administratës dhe vendosin të bëjnë akte vandale apo të dalin në sjellje, deputetët nuk respektojnë, online mënyra alternative. Nëse kolegët kanë mendim për kalendarin. Pasi të votojmë agjendën do të njoftojmë mbledhjen e radhës. Të kalojmë në votim dhe kolegët të dalin në kamera.

Pas diskutimit, me shumicë votash është miratuar në komision kalendari i punimeve.

Për shkak të mos dakordësisë se përbërjes së komisionit të Reformës Zgjedhore pjesë e mbledhjes online nuk ishin Oerd Bylykbashi, Lindita Metaliaj, Dashnor Sula, Petrit Vasili.

Pjesëmarrës ishin përfaqësuesit e PD zyrtare për ta plotësuar kuorumin e komisionit. Eralda Bano dhe Indrit Sefa ishin si anëtarë zëvëndësues.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA