“Hapat” e Dea Tilit/ Ekspozita e artistes së re e hapur në galerinë FAB

26/01/2024 19:57

Në ekspozitën “Hapat”, të artistes së re, Dea Tili, procesi i krijimit vjen dhe një herë përballë nesh në vetë të parë.

Në pikturat e saj shfaqen subjektet. Mes atelieve të shkollës, vendit të punës, studiove të artistëve, shfaqen të rrëmujshëm sa edhe të pistë cepat e kavaletave, kompetencat e tavalocave, podiumet, shishet dhe skulpturat e natyrave të qeta.

Në “Hapat” e Deas, dominon habitati, vendi i krijimit mbipopulluar nga subjektet rrethanore. Ato janë personazhi i saj kryesor, objekti dhe subjekti me të cilin identifikohet më shumë se me çdo gjë tjetër. Në veprën e saj të gjitha ato bashkëjetojnë, aty në qetësinë e rrëmujshme të studios, mes kavaletave, skulpturave, trupave të zhveshur, përkohshmërisë dhe sensualitetit… padyshim si përkufizim që Arti është thjesht krijim i vetvetes.

Ekspozita e kuruar nga Ermir Hoxha do të qënrojë e hapur në Galerinë Fab deri më 2 shkurt.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA