Projektet e Kulturës në 2026, nga Amfiteatri i Durrësit te Butrinti, zbardhet plani i qeverisë për investimet
03/02 20:16
Për të përkujtuar gjashtë milionë hebrenjtë që humbën jetën në Holokaust, Ambasada e Izraelit vendosi kurora në Monumentin e Holokaustit në Tiranë.
Të pranishëm ishin ministrja Elisa Spiropali, ambasadori gjerman Karl Bergner dhe kreun e komunitetit Hebre, Amos Dojaka.
Homazhe për viktimat e Holokalustit bënë dhe përfaqësuesit e të gjithë komuniteteve fetare në Shqipëri.
Gjatë Holokaustit, fushatës sistematike për të shfarosur popullsinë hebreje evropiane, gjashtë milionë hebrenj humbën jetën nga duart e nazistëve.
Përkujtimi shërben për të rivendosur dinjitetin dhe drejtësinë për viktimat dhe komunitetin si dhe për të siguruar që bota nuk do të qëndrojë indiferente.
Top Channel