Amy e Ano nuk janë binjake identike, por kur lindën ato ishin ndarë nga nëna e tyre dhe rrjedhimisht jetuan në dy familje të ndara.
Por disa vjet më vonë falë një programi televiziv talentesh të reja dhe një videoje në TikTok ato kanë rigjetur njëra-tjetrën. Teksa hetonin të shkuarën e tyre ata kuptuan se nuk ishin bebet e vetme që ishin vjedhur në spitalet e Gjeorgjisë dhe shitur nga spekulantë, teksa një prej rasteve të fundit është regjistruar në vitin 2005.
Amy ecën para e prapa në korridorin e një hoteli në Leipzig. “Jam e trembur, nuk kam fjetur fare. Ky është shansi im për të mësuar çfarë ka ndodhur me ne”.
Motra e saj binjake Ano, tregon një video në celularin e saj. “Kjo është gruaja që mund të na ketë shitur,” thotë ajo teksa përpiqet të kontrollojë nervozizmin.
Dy motrat kanë udhëtuar nga Gjeorgjia në Gjermani për të zbuluar enigmën e fundit të historisë së tyre, nënë e tyre biologjike.
Dy vitet e fundit ato kanë folur me shumë njerëz në Gjeorgji që janë vjedhur nga spitali kur ishin bebe dhe janë shitur në familje të tjera. Askush nuk ka dhënë ende llogari.
Amy e Ano zbuluan njëra-tjetrën pak pasi mbushën 12 vjeç.
Amy Khvitia ishte në shtëpinë e kumbarës së saj duke parë në televizionin programin e talenteve ‘Georgia’s Got Talent’, ku një vajzë që kërcente ngjante njësoj si ajo.
Amy u habit dhe ia tregoi familjes së saj, por ata nuk i dhanë rëndësi.
Shtatë vjet më vonë në 2021, Amy postoi në rrjet një video të vetes teksa shponte veshët në rrjetin TikTok.
300 km larg në kryeqytetin Tbilisi, një tjetër 19-vjeçare, Ano Sartania, ra në kontakt me videon dhe tha “sa bukur që ngjanka njësoj si unë”.
Ano nisi të kërkonte në rrjet për vajzën që i ngjante aq shumë dhe rrjedhimisht e gjeti në Facebook.
Edhe Amy kuptoi menjëherë se Ano ishte vajza që kishte parë disa vjet më parë në programin e talenteve.
Duke kontaktuar online, dy vajzat zbuluan se kishin shumë gjëra të përbashkëta, ato kishin lindur në spitalin e maternietit Kirtskhi, i cili nuk ekziston më, por sipas çertifikatave të lindjes kishin dy javë diferencë.
Ato kishin shumë ngjashmëri dhe pëlqenin të njëjtat gjëra, madje dhe se kishin një sëmundje gjenetike të kockave të quajtur displacia.
“Sa herë që mësoja diçka të re për Ano, gjërat bëheshin akoma më të çuditshme,” thotë Amy.
Një javë më vonë ato u takuan për herë të aprë dhe Amy thotë se ishte një shëmbëlltyrë e vetes. Ajo e dinte se ishin motra.
“Unë nuk përqafoj njerëz, por atë e përqafova”, thotë Ano.
Ato insistuan me familjet e tyre dhe më në fund mësuan të vërtetën, se ishin adoptuar veçmas disa javë larg njëra-tjetrës në vitin 2002.
Të dyja ishin fillimisht të zemëruara me familjet e tyre teksa Ano thotë se “desha vetëm që kjo bisedë e vështirë të mbaronte dhe të vijonim jetën”.
Nënës së Amy e cila nuk mund të lindte fëmijë, i kishin thënë se ishte një bebe e padëshiruar në spital, të cilën nëse “paguante doktorët” mund ta merrte e ta rriste si të sajën.
Një histori e ngjashme iu tha dhe nënës së Ano.
Familjet nuk e dinin që vajzat ishin motra deh paguna shumë para pa e ditur se po bënin diçka ilegale. Asnjë nga familjet nuk tregonte sa rryshfet kishin paguar, por raportimet flasin per rrogën e afro nje viti ne Gjerogji.
Binjaket vrisnin mendjen nëse prindërit e tyre biologjikë i kishin shitur për para, edhe pse ne fakt akti makaber ishte kryer nga doktoret. “A do te takoheshe ti me personin që na braktisi?”, pyet ajo.
Në një grup të fëmijëve të humbur në Facebook, Amy gjati familje të fëmijëve të vjedhur e të adoptuar ilegalisht.
Një grua në Gjermani u përgjigj duke thënë se kishte lindur binjakë në spitalin e Kirtskhi në 2002 dhe megjithëse i thanë se kishin vdekur, ajo gjithmonë kishte dyshuar.
Grupi i Facebook kishte shumë postime nga nëna gjeorgjiane të cilave u kishin thënë se bebet i kishin vdekur, por kishin zbuluar se vdekjet nuk ishin regjistruar prandaj ato mund të ishin të gjalla.
Në hotelin në Leipzig, Amy e Ano përgatiten të takohen me nënën e tyre biologjike, por nuk janë të sigurta. Ano thotë se ka ndryshuar mendje, por pas pak kthehet sërish.
Nëna e tyre biologjike Aza, pret në një tjetër dhomë.
Amy hyn e para dhe Ano pas saj.
Aza i përqafon ato butë, teksa asnjë prej tyre nuk flet.
Të treja më pas ulen të flasin privatisht.
Në 2022, qeveria gjeorgjiane nisi hetimet për trafikun e fëmijëve të sapolindur në spitale.
Ata thanë për rrjetin BBC se kanë folur me më shumë se 40 njerëz por rastet janë “të vjetra dhe të dhënat kanë humbur”. Aktivistja e çështjes që ndihmoi motrat dhe shumë të tjerë me cështjen, Tamuna Museridze thotë se ka njoftuar qeverinë por nuk ka marrë përgjigje.
Ajo shton se një hetim në 2003 mbi trafikun ndërkombëtar të fëmijeve solli disa arrestime por informacionet nuk janë bërë publike.
Ndërsa në 2015, u raportua se pas një hetimi drejtori i spitalit të Rustavi, Aleksandre Baravkovi, u arrestua por më pas doli i pafajshëm dhe është kthyer në vendin e punës.
BBC shkruan se u interesuar në ministrinë e brendshme, e cila tha se nuk jepte detaje prej mbrojtjes së të dhënave.
Top Channel