VIDEO/ Mes dy partnerëve, Meri Shehu i vë “flakën” shtëpisë së Big Brother VIP3! Kërcim sensual me Albin dhe Meritonin

25/01/2024 17:11

Meri Shehu i ka vënë “flakën” shtëpisë së Big Brother VIP3, me një kërcim sensual krahë Meritonit dhe Albi Nakos.

Duke u vërtitur sa nga një partner në tjetrin, Meri ka mahnitur me performancën nën ritmet e “Kiss”, nga Tom Jones and Art Of Noise.

Kërcimi i shoqëruar nga rrotullime dhe lëvizje precise, ka nxjerrë në pah anën më të mirë të banores, rrugëtimi i së cilës në shtëpi përgjatë këtyre 12 ditëve ka qenë një uragan i vërtetë, i mbushur me evente nga më të ndryshmet; përfshirë debatet dhe deri te përplasjet.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB