Rezoluta e komitetit politik të KiE: T’i konfiskohen mbi 300 miliardë euro pasuri dhe asete të Rusisë për rindërtimin e Ukrainës

25/01/2024 17:27

Komiteti politik i Këshillit të Europës ka miratuar propozimin kreut të Partisë Demokratike Lulzim Basha për rezolutë për konfiskimin e mbi 300 miliardë euro pasuri dhe asete të Federatës Ruse dhe përdorimin e tyre për rindërtimin e Ukrainës.

Lajmi është konfirmuar nga vetë Basha, i cili përmes një video-mesazhi u shpreh se ky është një lajm i mirë për të gjithë mbështetësit e Ukrainës dhe një paralajmërim për çdo agresor tjetër në Evropë dhe rajon që përpiqet të cenojë paqen dhe stabilitetin dhe të sulmojë fqinjin me qëllim pushtim territoresh, apo për të imponuar me forcë synimet e veta politike, do të përballet me të njëjtat masa.

“Në komunitetin politik të KiE sapo u miratua unanimisht propozimi im për një rezolutë dhe rekomandim nga Asambleja Parlamentare për konfiskimin e më shumë se 300 miliardë euro asete të Federatës Ruse dhe përdorimin e tyre për t’i ardhur në ndihmë Ukrainës.

Ky është një lajm i madh për të gjithë mbështetësit e Ukrainës e luftës së drejtë në mbrojtje të Ukrainës dhe po ashtu një paralajmërim për çdo agresor tjetër në Evropë dhe gjetkë, dhe në veçanti për rajonin tonë jo pak të trazuar muajt e fundit, se kushdo që përpiqet të cenojë paqen dhe stabilitetin dhe të sulmojë fqinjin me qëllim pushtim territoresh, apo për të imponuar me forcë synimet e veta politike, do të përballet me të njëjtat masa. Ju përshëndes”- është shprehur ndër të tjera Basha.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA